Basha: Me të ardhur ne në pushtet, 3 biznese të mëdha amerikane do vijnë në Shqipëri
Lideri i opozitës Lulzim Basha, pas kthimit nga Shtete e bashkuara të Amerikës, deklaroi se 3 biznese të mëdha Amerikane do të investojnë në Shqipëri.
Këtë deklaratë basha e bëri gjatë takimit me gratë dhe vajzat e Elbasanit.
Marrëdhëniet me Amerikën do të forcohen dhe konsolidohen me mua kryeministër, por edhe investitorët amerikanë do të vinë të investojnë në investime strategjike. A dini ndonjë investitor të huaj që ka ardhur në Shqipëri këto vjet? Asnjë! Shëtit nëpër botë për ekspozita, për ndeshje, por kurre për investitorët
Unë nuk jam çun i mirë, unë jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë dhe me vendosmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza! Janë të paktën tre investitorë shumë të mëdhenj amerikanë që do të investojnë në Shqipëri sa të vimë ne në pushtet”, deklaroi Basha.