Basha në Kavajë paralajmëron: Rama e di mirë, ndaj po tenton t’i ngjitet…
Nga Kavaja, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi votë ndëshkuese ndaj “Republikës së Vjetër” dhe të banditëve që e vunë qytetin përfund. Nga takimi përmbyllës, Basha u shpreh se shqiptarët do të refuzojnë me votë krimin në pushtet. Basha ftoi votuesit e kavajës të mbështesin edhe kandidatin për kryetar Bashkie të PD-së, kandidatin Isa Sakja.
“Njeriun që është përgjegjës për këtë gjendje të mjerueshme të Kavajës dhe gjithë vendit, rrëzoni Ramën dhe Rilindjen e dështuar, korruptuar dhe inkriminuar”,-tha Basha, duke theksuar se Kavaja i ka prirë gjithnjë ndryshimit me heronjtë dhe martirët e saj.
Sipas tij, heronjtë e ri të Kavajës kanë vendosur ti prijnë fitores kombëtare. Ai theksoi se plani ekonomik i PD eshte i vetmi qe ka prioritet prioritetet e shqiptareve.
Më tej Basha paralajmëroi kryeministrin se: “Ai e di fare mire se këto zgjedheje shqiptarët do të marrin vetë vendimin për veten e tyre, ai e di fare mirë se ky bashkim është i pathyeshem, ndaj po bën çdo përpjekje të ngjitet si vagoni i fundit trenit të fitores së republikës së re, por nuk ka e nuk mund të ketë vend në këtë tren për krimin, korrupsionin dhe haracin ndaj shqiptarëve”,theksoi Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1546229942094848/