Basha në Kavajë: Tatimi rrënon bizneset e vogla (FOTO)
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në vijim të turit të takimeve me biznesmenë të vegjël, këtë të martë është ndalur në Kavajë. Ligji që do të përfshijë në TVSH edhe biznesin e vogël e kundërshtuar nga opozita, ishte tema e takimit me biznesmenë të vegjël të qytetit të Kavajës.
Bashkia e Kavajës, përmes një postimi në facebook, bën me dije se:”Në këto kontakte ai mori shqetësimin e madh të tyre mbi fatin e bizneseve të tyre, në rast të aplikimit të TVSH, siç është shprehur mazhoranca”.
Ndërsa vetë pronarët e bizneseve të vogla, shprehen se ky tatim do ta rrënojë bizneset e vogla familjare. ”Ky tatim do të rrënojë, pasi ne jemi biznese të vogla familjare kryesisht, u shprehen ata në takimet me z. Basha”.
Kreu i PD-së, u siguroi se opozita do të luftojë me të gjithë mjetet demokratike për të mbrojtur bizneset e ndershme të qytetarëve.