Basha në Rrëshen dhe Rubik: Ja plani im për ekonominë e qytetarëve
“Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të cohën dëm për pllaka e fasada, dhe s’do të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit, ka theksuar Basha.
Rubiku është një qytet fantazëm krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur”, tha Basha. Basha u ndal edhe tek një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji.
Gjatë këtyre takimeve, Lulzim Basha ka shfaqur dobësinë e tij për fëmijët. Ai është ndalur ka biseduar dhe ka bërë fotografi me to. Një nga pikat më të forta të planit Basha, është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët.