Basha nostalgjik në lagjen e lindjes, kujton fqinjët dhe Xhirin që rrinte në krye të rrugës

Lulzim Basha gjatë ecjes e takimeve me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetarëve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 për qind të xhiros.

Por gjatë ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur në Tiranë.

Ai ka kujtuar me banorët Xhirin, një grua e respektuar që nuk jeton më, që qëndronte nëe krye të rrugicës.

Fqinji ngjitur, në shtëpinë ku ka lindur Basha, Fatmiri, u ankua që nuk e lënë as te lyejë shtëpinë. Qemal Luca, i tha Bashës që mezi po pret që djali i tyre të bëhet kryeministër.

Banorët u ankuan për varfëri e lënia pas dore të lagjes.

Surprizë ishte takimi me Nuzin, siç e quajnë dajën e Bashës, i cili ndodhej në një kafe me gruan e tij. Ata u përqafuan përzemërsisht. Banorët e njësisë 8 e shohin Bashën kryeministër edhe si zgjidhje të halleve të lagjes së tyre.

SHKARKO APP