Basha për listën e kandidatëve: Jam unë kryetari i PD, me Berishën…

Mbrëmjen e kësaj të hëne, i ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, ishte Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha sqaroi se amullia se kush është kryetar i Partisë Demokratike është një fabul e ngritur me djallëzi nga kundërshtarët politikë, por sipas tij, demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetar i PD-së dhe kush i merr vendimet.

I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, nëse z. Berisha ka pasur dorë në përzgjedhjen listës së kandidatëve, z. Basha thotë: “Demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetari i Partisë Demokratike. Z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me listat. Ato kanë qenë vendimi ekskluziv i imi. Nuk ia kam lejuar vetes të komunikoj me të për zgjedhjen e kandidatëve pasi ky do ishte komprometim i vendimmarrjes, peshës, përgjegjësisë që unë kam marrë me këtë listë”. /dritare.net

SHKARKO APP