Basha për rininë: Prioritet teknologjisë së informacionit, presim investime serioze nga kapitenët e IT në Silicon Valley

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar me detaje programin për rininë sot në një takim të hapur me të rinj tek Liqeni Artificial i Tiranës duke filluar nga anullimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, heqjen e barriera financiare për studentët, shtim dhe nxitje të degëve të teknologjisë së informacionit, industrive si dhe mjekësisë.

Basha njoftoi se “ne presim investime serioze në fushën e teknologjisë së informacionit nga kapitenët e industrisë së teknologjisë së informacionit në Silicon Valley” dhe shfaqi ambicjen se ato mijëra vende pune të hapura nga Silicon Valley në Indi, duhet të hapen në Shqipëri.

Basha tha: “Sistemi arsimor do të ndryshojë dhe standartizohet sipas normave europiane. Qëllimi kryesor do të jetë që sistemi të ballafaqohet me sfidat e tregut të punës, në mënyrë që forca e re punëtore të ketë të gjitha cilësitë dhe përgatitjet për të punuar me të njejtin standart në vendet e BE.

Për këtë arsye do të bëjmë disa ndryshime. I pari do të jetë anullimi i Ligjit të Arsimit të Lartë që ka në thelb një hile, që kërkon të nxjerrë më shumë para nga xhepat e prindërve tuaja e që nuk shkojnë për universitetet publike por për pllaka, palma, fishekzjarret e lali Erit.

Ligji i ri i Arsimit të Lartë po bëhet gati dhe nuk do të ketë më barriera financiara për të rinjtë e të rejat shqiptarë, sipas modelit europian.

Sot ata menaxhohen nga politikanët. Sa herë politikanët kanë futur duart në botën akademike, ata vetëm kanë prishur dhe ne do t’ua mundësojmë që botën akademike ta marrin akademikët dhe studentët.

Liria e përzgjedhjes do të bazohet tek merita dhe preferenca.

Degët që kanë lidhje em tregun do të kenë financim më të lartë; degët e teknologjisë së informacionit do të kene prioritet absolut.

Mirëpo, përveç taksave të ulëta dhe klimës miqësore ndaj biznesit, kusht është një rini e përgatitur. Rinia shqiptare ka pasion për teknlogjinë e informacionit.

Ne presim investime serioze në fushën e teknologjisë së informacionit nga kapitenët e industrisë së teknologjisë së informacionit në Silicon Valley, në atdheun e IT dhe komunikimit.

Shteti duhet të investojë seriozisht për t’i përgatitur të rinjtë, jo thjesht për Call Center, por për t’i përgatitur  programues, inxhinjerë, ndaj investimet kryesore do të jenë në degë të tilla si teknologjia e informacionit dhe industritë e tjera, si inxhinjeria mekanike, elektrike, e minierave, e naftës, ekonomia, menaxhia e biznesit, agroturizmi, agrobiznesi, degë ku ne kemi nevojë të ngutshme apo degë si pedagogjia apo mjekësi.

Në mjekësi ne kemi rënë në nivele të Afrikës Ekuatroriale, një mjek për 1700 punonjës, që shtë nëj katasrofë. 

Ne jemi parti e lirisë dhe besojmë tek oportuneti i lirisë, por kjo nuk do të thotë që shteti të rrijë duarkryq e të mos besojë asgjë.

Nisur nga programi i qeverisë së Merkel dhe Trump, do të luftojmë për hapjen e vendeve të punës. Nga gjimnazi në universitet, nga universiteti në vendet e punës.”

Pyetjes nga studentët: A do të ketë shtim të degëve të teknologjisë së informacionit?, Basha iu përgjigj:

“Unë i  parapriva asaj pyetjeve, sepse unë besoj fort. Silicon Valley po investon në Indi. Ka qytete  atje që po prodhojnë pajisje për tregun europian dhe evropian. Nuk është vetëm kostoja e ulët e krahut të punës. Çfarë avantazhi kemi ne në raport me Indinë? Ne kemi në zemër të Europës. Vendet e zhvilluara, standarti blerës europian që është më i larti në botë dhe ne që jemi në zemër të këtij tregu është potencial, është avantazh që ne nuk e kemi cekur fare. Kemi filluar diçka me Call Center, po kjo do të thotë vetëm ta gërricës.

Është me të vërtetë problem rritja e moshës së popullsisë në Shqipëri, që ka qënë 27 vjeç dhe sot është 35 vjeç! Po prapë, është më e re se në Gjermani. Por rinia po ikën në emigracion, Shqipëria shuhet. Kështu që duhet që këtë potencial që kemi këtu ta përdorim për veten tonë,sepse asgjë nuk na pengon veç një vizioni, plani politik që ta vëmë në vijë.

SHKARKO APP