Basha: Privatizimi i OSHE nuk është tabu

Hila: Çfarë do të bëni me kompanitë publike? Damian Gjiknuri ka thënë se do të privatizojmë OSHE-në dhe kompanitë e prodhimit të energjisë.

Basha: Strategjia e privatizimeve është një strategji që Partia Demokratike. Ajo mund të jetë vetëvrasëse nëse kryhet në afera korrupsionit dhe plaçkitjes.

Hila: Pse duhet ta bëni kur ajo është fitimprurëse?

Basha: Ka pro dhe kundra. Bie fjala privatizimi i OSHE-së nuk është tabu. Në qoftë se kryhet për të favorizuar një parti apo klan oligarkësh kjo është e dëmshme për shqiptarët. Duhet të jetë pjesë e një vendimmarrje konsensuale për interesat e vendit. Me fjalë të tjera, kjo është publike dhe unë e shes. Bie fjala do të bëjë palma. Vendimi nuk do të më takoj vetëm mua. Një pjesë e tyre duhet të shkojë për fondin e pensioneve, nëse themi që fëmijët e shqiptarëve duan shkolla, atëherë duhet të shkojë për ta. Bota ka ndryshuar dhe të vetmit që nuk kemi ndryshuar jemi ne. Detyra e qeverisë është për hapje të vendeve të punës. Ka shtete që kanë bërë luftë për vende pune. Ne nuk po themi që do të hapim luftë me armë, por do të ulim taksat. Si ka mundësi të Republika Sërbska që nuk është as shtet thith investime të mëdha dhe strategjike. Ata i kanë ofruar investitorëve strategjikë oferta të pa refuzueshme. Pagesa për kontributet shoqërore për 10 vite, trajnime. Shteti nuk vjel më taksa, sepse si do të vjelësh taksa nga qepenat mbyllur. Sikur një person të kishin punësuar, i bie 26 400 të shpunësuar për shkak të terrorit dhe taksave totale, pra mungesë totale të planeve nga Edi Rama. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama refuzon debatin. Nuk ka plan, premtim i pambajtur dhe prapë vjen me plane pak të ndryshuara, të cilat nuk do t’i mbajë.

Hila: Janë investuar 600 milionë euro.

Basha: Palmat janë tharë, pllakat janë thyer. Kulla e Korçës që është një turp nuk kanë sjellë asnjë investime. Kështu kanë ikur me preventivë të fryrë, të gjitha në xhepin e një grupi miqsh të kryeministrit. Ne mund të kishim siguruar ujë të pijshëm me gjysmën e parave për të gjithë Shqipërinë

SHKARKO APP