Basha: Pushteti nuk merret me dhunë, dënoj dhunën mes PS dhe LSI
“Ramës i rrofshin fjalët e bukura premtimet për herë të dytë nuk i’a blen askush. Ndaj refuzon një përballje, pasi i duhen vetëm 5 minuta për të dalë gënjeshtrat. I bie të fikët para meje”.
Kështu tha Lulzim Basha nga Berati mbrëmjen e sotme, duke shtuar se timoni do i blihet tek tregu i lodrave për fëmijë.
Ai deklaroi se numri i të vetëvrarëve nga rilindja është shtuar me 50% dhe se qytetarët vetëm largohen.
“Vëri fre gjuhës se në 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Dëgjo Edi Rama kush i rriti taksat këto katër vite, kush e rriti çmimin e nafës, kush i mbushi institucionet me kriminelë. Kush i mbylli në vend që të hapte universitet këto katër vite”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se Edi Rama asnjë ditë të vetme nuk punoi për qytetarët, duke shtuar sot ka guximin të marrë në gojë të vetmin plan ekonomik që ka kjo fushatë, planin ekonomik të PD dhe ekipin fitues, planin ekonomik që sipas tij e mbështet Europa, Amerika, që ka nxjerrë këto vende nga kriza.
Basha deklaroi setë gjithë e dinë që ekonomia të rritet, taksat duhet të jenë të uëlta jo të larta.
“Rama nuk ka menduar kurrë për ekonominmë, vetëm për timonin, që do të thotë gjithë pushteti në duart e tij. Kjo merr fund në 25 qershor, dhe vetëm plani im do i japë ekonomi të foetrtë vendit me ulje të taksave, tvsh”, tha kreu i PD.
Në vijim i’u përgjigj edhe fjalëve të Ramës,“Aman me ato pantallonat e dokut. E keni vënë re është si llogaritar kopjative”.
Basha i’u kthye, “Mos u kap kot pas pantallonave të mia se do ikësh. Me taksa të ulëta, me planin tim ekonomik do kemi një ekonomi më të fortë”.
Sipas tij, ndryshimi është i qartë bardhë e zi, nga njëera anë kemi Ramën që nuk beson te plani ekonomik dhe nga ana tjetër qytetarët që duan më shumë punë dhe ekonomi më të mirë.
Basha u zotua se do jetë Kryeministri i njerëzve punëtorë, duke thënë se është gati që të nisë puna e madhe, puna e vërtetë për ndryshimin e vërtetë.
Kreu i PD, ftoi qytetarët që të ftojnë njerëzit të votojnë për PD dhe planin ekonomik të punësimit, duke thënë se do të ulen taksat, tvsh dhe se ekonomia do të ringjallet dhe se rinia do të ketë 10 mijë stazhe të paguara.