Basha pyet Ramën: I le të sëmurët të vdesin rrugëve, pse nuk e hap COVID 4?!
Duke marrë shkas nga situata në vend për shkak të shifrave në rritje të rasteve me COVID-19, vjen një kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i ka drejtuar një pyetje rivalit të tij politik, Edi Ramës.
Përmes një postimi në Twitter, Basha pyet Ramën se pse nuk e hap COVID4, ndërsa të infektuarit dergjen nëpër ambulanca.
REAGIMI I BASHËS
Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.
Kujtojmë se sot në News24 u publikuan dëshmi të qytetarëve që prisnin jashtë Infektivit, ndërkohë që familjarët e tyre prisnin në ambulanca, pasi nuk kishte vend në spital.