Basha: Qeveria e lidhur me kontrabandën dhe korrupsionin
Situata ekonomike në vend ka qenë në vëmendje të kreut të PD, Lulzim Basha. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se qeveria është e lidhur me korrupsionin dhe kontrabandën dhe për ketë Rama hesht. Po ashtu, kreu i opozitës tha se janë 160 mln dollarëdefiçit në buxhet.
"Nga një shtet fqinj janë dhënë raporte për kontrabandën e duhanit në shifrën e 50 mln dollarëve. Edi Rama hesht. Por pse hesht kur këto para i mungojnë buxhetit. Ne kemi 5 muaj që denoncojmë për ditë. Në pikëpamjen time, por edhe në pikëpamjen e të gjithëve Rama hesht sepse është dorë brenda, sepse ka një pakt, por me gjasa një pazar me kontabandistët. E njëjta gjë me kontrbandën e naftës. Prap hesht. FMN foli qartë për kontrabandën, të gjithë kanë folur vetëm qeveria hesht. Kemi të bëjmë me plan politico-oligarkik të lidhur me interesat financiare, evazioniste. Kjo qeveri përfiton nga evazioni. Nuk do prekë kontrabandistëet, nuk do të prekë ata që kanë vjedhur miliona lekë nga arka e shtetit po do të godasë njerëzit e thjeshtë duke i falimentuar. Shifrat e qeverisë tregojnë 134 mln dollarë deficit në 6 mujorin e parë, por shifrat e vërteta tregojnë 160 mln dollarë defiçit", tha ai.
Basha ka shprehur gjithashtu shqetësimin se rritja e taksave ka larguar investitorët e huaj nga Shqipëria.
"Rritja e taksave ka cuar drejt largimit të investitorëve të mëdhenj të huaj dhe të brednshëm. Ka frenuar deri në minus investimet e brendshme dhe të huaja që mbajnë në këmbë ekonominë shqiptarë. Në dy vite i është shtuar një rekord korrupsioni në dogana dhe tatime", shtoi ai.