Basha: Rama jo vetëm braktisi premtimet, por edhe po mashtron

Lulzim Basha foli sot për rritjen e ​punësimit, me qytetarët e Fierit. Ai tha se programi i tij është i provuar që do hapë vende pune, krejt ndryshe nga premtimet e Edi Ramës i cili edhe në broshurën elektorale ka gënjyer shqiptarët duke vendosur fotografi të marra nga interneti, dhe jo shqiptarë.

“Edi Rama e kishte në dorë të zgjidhte problemin e papunësisë, e kishte në dorë të ulte taksat, e kishte në dorë të punonte për ato vendet e punës që premtoi, se premtoi jo pak, por 300 mijë vende pune por çoi 300 mijë shqiptarë refugjatë. Zgjodhi ti braktiste premtimet. Kishte 4 vite kohë dhe 16 miliardë euro ka harxhuar Edi Rama në këto 4 vite. E keni parë këtë?! Kjo është broshura e Edi Ramës për punësimin. Shikoni këto 3 figurat këtu. Këta nuk janë persona prej vërteti dhe nuk janë as shqiptarë. Janë 3 të huaj që i ka marrë nga interneti, quhet shutterstock. Janë 3 të huaj që i ka marrë nga interneti. Edhe personat që ka vënë në broshurë janë manekinë. Janë të huaj dhe asnjë shqiptar. Nuk gjeti as 3 veta që i ka punësuar ky në këto 4 vjet që të bënte broshurën. As 3 veta nuk gjeti dot, as 3 shqiptarë nuk gjen dot që kanë gjetur një vend pune. Janë 3 të huaj manekinë që paguhen dhe bëjnë fotografi dhe i blen me lekë. 1 dollarë bën një fotografi. Ja ku është punësimi i Edi Ramës me 3 manekinë. Kjo është fasada. Kjo është republika e fasadës. Kjo është të jetosh larg halleve dhe probleme të njerëzve”, tha Basha.

Ai u shpreh se programi që ka funksionuar në Europë do funskiojë edhe në Shqipërisë sepse do ulë taksat, TVSh-në do e coje 15%, taksë të sheshtë 9%. Do ketë pension minimal 250 mijë lekë, 10 mijë stazhe për të rinjtë shqiptarë, ndihmë për familjet në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?