Basha: Rama kërkon timon anije, por nuk di ti japë as makinës

Partia Demokratike ka nisur mitingun përmbyllës elektoral në Kurbin, ku ka marrë fjalën kryetari, Lulzim Basha. “Kërkon timon makine dhe nuk makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje, por makinës dhe as anijes nuk di t’i japë. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin”,u shpreh Basha. Më tej Basha, u ka kërkuar që të besojë tek programi i PD-së dhe tek ekonomia e “Republikës së re”, me një plan që nuk premton por vepron.

Mesazhi i kreut Lulzim Basha

“Prania dhe mbështetje juaj sot vjen pas mbledhjes së mijëra shqiptarëve në sheshet dhe takimet tona. Shqiptarët të bëhen gati të votojnë Partinë Demokratike, të vetmin plan për prioritetet tuaja. Kudo ku kam shkuar, shqiptarët masivisht të votojnë masivisht kundër njeriut që nuk pati kurrë prioritete tuaja, por qejfet e tij. Dita e diel është dita e vendimit të madh. Nga e diela varet gjithçka: A do të vazhdojmë me një njeri që nuk hapi vende pune dhe i ngelën tre manekinë të huaj në derë? Me një njeri që ngriti çmimet e energjisë, naftës, mbylli mijëra qepena, vende pune dhe detyroi lezhianët, laçinët dhe shqiptarët të marrin rrugët e emigrimit. E vetmja mundësi që u ka lënë Edi Rama është largimi nga Shqipëria. Pas 4 vjetësh flet si kryeopozitar a thua se nuk ishte ky për 4 vite që shpenzoi 16 miliardë dollarë. Nuk dha asnjë lek për pensione, rroga, rritir tarifat e unievrsiteve, a nuk ishte ky në timon për 4 vite? Përsëri kërkon timonin. Është i obsesinuar me timonin. Kërkon timon makine dhe nuk makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje, por makinës dhe as anijes nuk di t’i japë. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin. Timonin me Lulzim Bashën në krye duhet ta keni vetëm ju sepse unë do të punoj për pasurinë e gjithsecilit prej jush. Prioriteti juaj kryesor është priroriteti ynë kryesor i planit tonë ekonomik që lindi nga nevojat tuaja, nga hallet tuaja, që i kemi pleqëruar bashkë”, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.

SHKARKO APP