Basha reagon për dollinë e Ramës dhe flet për peshkimin

Kryeministri Edi Rama ishte mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku edhe ka ngrënë një drekë me peshkatarët.

Por ajo që bie në sy është se pas shpinës së kryeministrit Rama është ankoruar një anije e vogël peshkimi që ka mbishkrimin “Basha”.

Me peshkatarët, Rama ngriti edhe një dolli për Bashën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hajde ngremë një dolli tani, do pimë për Bashën në Mallakastër,” tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse kryetari i PD, Lulzim Basha u përgjigj nga Divjaka.

“Sot ka ngritur dolli për mua me peshkatarët e Vlorës. Mos ngri dolli për mua Edi Rama, por tregoju peshkatarëve të Divjakës, Vlorës pse nuk mbajte premtimin. Pse duhet te detyrohen t’i rregullojnë varkat e tyre në Greqi e Itali. Lëri dollitë sepse peshkimi s’ka asgjë për të festuar sepse e ke zhytur në dëshpërim peshkimin dhe blegtorinë”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?