Basha shpërthen ndaj “check up-it”: E kuptoni ç’është bërë, kanë regjistruar të vdekurit në lista

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 deklaroi se nëse do të zgjidhet kryeministër, kur na ndajnë edhe 5 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme do të anulonte një koncesion korruptim, siç e quajti ai koncesionin e check up.

“Absolutisht, që në orën time të parë do ta anuloj”,- tha Basha.

Ai shtoi se: “Kemi studiuar modele të tilla që ndodhin në Afrikë dhe Amerikën Latine, pra jo vetëm do t’i ndalim, por do t’i bëjmë të kthejnë mbrapsht çdo qindrakë. E dini ju se check up, iu është bërë të vdekurve? Kanë emrat në listë. E kuptoni çfarë është kjo, sigurisht që është për ndjekje penale”,- shtoi kryedemokrati.

SHKARKO APP