Basha shpjegon skemën e uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve

Perballë gazetares së ekonomisë Aurora Sulçe,  kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpejguar skemën e uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve.

Aurora Sulçe: Ku do i gjeni paratë zoti Basha dhe për të ulur taksat dhe për të rritur shpenzimet, si do ti realizoni?

Lulzim Basha:  Nëse në datën 25 qershor nuk ka ndryshim do të vazhdojë kështu sic është, 56% e shqiptarëve duan të ikin, ekonomia nuk mund të rritet pa ulur taksat. Pa u rritur ekonomia ne nuk kemi një bazë të gjërë për tu taksuar, pra do të vazhdojë të jemi në gropë që do të jetë duke u thelluar. Skema është e qartë, është ajo që funksionon në Europë, SHBA, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Bosnjë Hercegovinë, në Serbi vetëm në Shqipëri nuk funksionin. Skema është fare e qartë. Ulja e taksave çfarë do të sjellë?! Do të sjellë gjenerim të bizneseve, investimeve, të krditimit dhe të hapjesë së vendeve të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?