Basha: Si kryeministër, nëse për dy vite nuk mbaroj Rrugën e Arbërit, jap dorëheqjen

Lulzim Basha nga Dibra bëri një premtim të madh: Si kryeministër i pas datës 25 qershor ju deklaroj se do ta mbaroj Rrugën e Arbërit brenda dy viteve. Në rast se nuk e mbaj premtimin për dy vite jap dorëheqjen nga kryeministër. Ishte premtim i fortë, por edhe garanci e fortë personale e Bashës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha në mitingun përmbyllës në Dibër ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë masivisht ditën e diel për të ardhmen e tyre dhe ekonominë.

Ai tha se në 25 qershor shqiptarët do të jenë para dy zgjidhjeve, ose të vazhdojnë rrugën e rrënimit të Edi Ramësose ti japin fuqinë republikës së re për të ndryshuar ekonominë e vendit që përfshin uljen e taksave dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se opozita është e vetmja forcë politike që ka ardhur tek qytetarët me një plan të detajuar ekonomik, ndërsa partitë e tjera vazhdojnë dhe premtojnë të njëjtat gjëra si 4 vjet më parë.

Lulzim Basha sulmoi fort Liderin e Rilindjes Edi Rama si kreu i mafias dhe korrupsionit dhe premtoi se do jetë kryeministër, pa votat e PS, me datë 26 qershor.

SHKARKO APP