Basha sulmon Ramën: Hoqi gratë nga listat, futi në Kuvend trafikantë të nënave dhe motrave shqiptare

Lulzim Basha gjatë fushatës së tij në qytetin e  Elbasanit, akuzoi kryeministrin Rama se i përdor gratë për fushatë dhe nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që ka dhënë për to.

Kreu demokrat tha se Rama është kujtuar për t’i hequr nga listat për deputetë që të fuste trafikantë të nënave dhe motrave shqiptare

“T’i japim fund teatrit të Edi Ramës, njeriut përgjegjës për situatën në këtë vend, që e ka gojën plot për gratë, por të tjera bën e të tjera thotë. I përdor gratë për fushatë, nuk është kujtuar kurrë për mirë për to. Gjë të mirë në këto 4 vite për gratë nuk arriti.

Sipas statistikave të INSTAT-it të Ramës janë dyfishuar divorcet, kush e ka fajin, varfëria, papunësia. Fjalë ka shumë, premtimet jo vetëm që nuk i mban por shkon në drejtimin tjetër, se po ta mbushësh vendin me kriminelë, kush i ka pasojat më të mëdha? Sigurisht gratë. Është kujtuar për t’i hequr nga listat për deputetë që të fuste trafikantë të nënave dhe motrave shqiptare,” tha Basha.

SHKARKO APP