Basha sulmon Ramën nga Berati: I papërgjegjshëm..

Krydemokrati Lulzim Basha ka ndaluar ditën e sotme në Berat, në kuadër të takimeve elektorale, që po zhvillon për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga Berati, Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur të të papërgjegjshëm dhe që jeton në flluskën e tij.

Pjesë nga fjala e Bashës

Kam kenaqesine te jem këtu ashtu si me shume se 90 ditet e levizjes me te fuqishme te shqiptareve qe nisi ne 18 shkurt. Me shumicen prej jush jemi pare ne cadren e lirise dhe ja ku ka zbritur projekti yne per nje ekonomi te forte këtu ne Berat dhe ane e mbane Shqiperise. Si asnjehere ne 27 vite opozita eshte bashkuar nen nje logo, me numrin 6 ne fletet e votimit, me Partine Demokratike.
Cfare beri pushteti? Mori puahtetin me pemtime te medha dhe nuk beri asgje. As subvencione. As ulje cmimesh. As investim ne Berat. Kjo eshte e verteta. Krenohet cdo dite me kalldremin. Kjo nuk eshte detyra e kryeministrit.

Parate e shendetesise ne vend qe ti conte tek shqiptaret i futi tek xhepat e kater oligarkeve. Vetem nje i papergjegjshem lejon te jepen miliarda me koncesion, kur ben kaos me maturantet dhe i pamundeson shkollimin me tarifa te larta. Vetem nje i papergjegjshem i rrit taksat e biznesit kur bota i ul qe te lulezoje ekonomia dhe punesimi. Vetem nje njeri i papergjegjshem qe jeton ne fllusken e tij, ne zyren e mbuluar me vizatime. Hap ekspozita teksa shqiperia permbytet. Vetem nje i papergjegjshem kalon nga nje ndeshje futbolli ne nje ndeshje basketbolli teksa ekonomia shkaterrohet.

Shqiperia jeni ju. Berati jeni ju. As deputetet e zones. A mund te jete berati i bukur sepse vune pese drita poshte ures, kur beratasit nuk paguajne dot energjine elektrike dhe kur fuqia blerese e tyre ka rene. Fermeret shqiptare so te ndjejne ndihmen e drejtoerdrejte te shtetit, pa nipt pa burokraci qe te behet pjes ee fuqishme e rritjes ekonomike ne republiken e re. Berati do te kete serish universitetin e tij dhe 10 mije te rinj shqiptareve u garantoj stazhin per nje vit. Per te ndertuar uren mes shkolles dhe tregut te punes.

SHKARKO APP