“Basha te takohet me Ramen qe te degjojne qytetaret, jo njeri-tjetrin”

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ka shperndare diten e sotme nje deklarate per mediat ku shprehet se :”Pervoja 25 vjecare e dialogut ne Shqiperi eshte nje deshtim i pamate, ngase kemi patur ose dialog me dyer te mbyllura, ose e kemi konsideruar dialogun si sakrilegj. E verteta eshte se Dialogu eshte natyralitet, normalitet, detyrim qytetar, politik dhe institucional mes faktoreve dhe aktoreve politike. Por nuk mund te jete kurresesi Dialog Kryetarokratik, dialog me dyer te mbyllura, ku Kryetaret flasin dhe degjojne per njeri-tjetrin. Parimi se demokracia me dyer te mbyllura eshte demokraci e vrare, gjen vetveten teresisht tek Dialogu Kryetarokratik. Ne keto 25 vite kemi pare Kryetare qe janr shpallur armiq per vdekje me njeri-tjetrin, te cilet kane dashur edhe ta asgjesojne njeri-tjetrin, e me pas sapo jane ulur ne dhomat e mbyllura te Dialogut Kryetarokratik, kane bere pazare per ndryshime kushtetuese  per kod zgjedhor kunder zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, per uzurpim institucionesh, per parcela perfitimesh, e keshtu me rradhe. Te gjitha keto allishverishe na i kane shitur si indulgjenca qe na benin neve qytetareve, Kryetaret e Partive ne kohen e tyre te lire te Dialogut Kryetarokratik. Ndaj ne si LDE deshirojme dhe pershendesim cdo nisme dialogu politik dhe institucional, me kusht qe gjithcka te jete transparente, publike dhe per qytetaret shqiptare dhe te miren publike, vendin, shtetin, kombin dhe te ardhmen tone te perbashket.”
Me tej Galdini vijon ne deklaraten e tij duke shtuar se:”Reforma ne Drejtesi eshte nje arsye madhore per Dialog mes Kryetareve te Partive kryesore politike, por nuk mund te jete e vetmja arsye. Reforma ne Drejtesi nuk mund te jete as fryt dhe premtim elektoral i njeres pale, e as draft i pales tjeter. Kryetaret e Partive kryesore duhet te ulen ne Dialog prej shtetaresh per te ndare vizione dhe parime te medha sesi e duan vendin e tyre dhe tonin, shtetin e tyre dhe tonin, kombin e tyre dhe tonin. As me premtime prej reformatoresh e as me drafte te parapergatitura, madje as me drafte te propozuara, nuk behet dot dialog shtetaresh. Dialogu i draftuar katandiset gjithmond ne dialog me dyer te mbyllura, ne dialog kryetarokratik, pra ne dialog demokracivrases. Ne si LDE e inkurajojme Lulzim Bashen qe te ulet ne Tryeze me Edi Ramen, por kete Tryeze ta kerkoje si Dialog shtetaresh e jo Kryetaresh. Shtetaret dialogojne mbi vizione e parime te medha. Kryetaret bejne pazare me drafte. Demokracine e bejne shtetaret dhe e vrasin Kryetaret. Ne si LDE mbeshtesim cdo Tryeze shtetaresh dhe jemi kategorikisht kunder cdo Tryeze Kryetaresh.”

SHKARKO APP