Basha tregon si gatuante në dhomë kur ishte student në Holandë: Spageti e rizoto, i kam qarë
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 00:49
“Edhe unë kur kam qenë student gatuaja dhe s’kam qenë i keq, spageti, peperoncini, add sugar, melanzane, i kam qarë, edhe orizi me brokoli dhe me pulë. Gjëra të tilla. Nuk është për tu tallur se shoku im i dhomës Eris Hoxha nuk dinte me skuq dy vezë. Dy vezë nuk dinte me skuq. Si? Ah t’i s’di me i zi?! Ky s’dinte me i skuq. Ia nxora të palarat Eris Hoxhës. E njihni Erisin apo jo?! Nuk është kjo arsyeja përse nuk është në listën e deputetëve sigurisht, di të bëjë gjëra shumë më të mira. Ndoshta ka mësuar edhe me skuq vezët”- tha Basha.