Basha: Trumpetat e Ramës për të luftuar drogën janë mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me drogën e kapur nga autorutetet italiane dhe që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari Basha akuzon kryeministrin Rama, duke thënë se trumpetat e tij për luftën kundër drogës janë mashtrime.

Basha: Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion.

Basha shkon më tej, duke thënë se Gramoz Ruçit që prej vitit 2005 i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryedemokrati Basha bën thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarë, intelektualë dhe media për të fituar betejën e rrezikut të drogës.

Basha: Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë.​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?