Basha: Vendimi i parë si kryeministër, anullimi i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Durrës ku njohu qytetarët me programin e opozitës për ekonominë dhe punësimin. Basha shoqërohej në takimet me qytetarët nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark.
“Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve”, thotë Basha.
Duke folur para qytetarëve, kryedemokrati Basha u shpreh se një prej vendimeve të para që do të marrë është anulimi i kamatëvonesave që të lehtësohet barra e qytetarëve. “Anulimi i kamatë vonesave do jetë një prej vendimeve të mia të para si kryeministër”, u shpreh Basha në Durrës.