Basha vizitë rrufe në SHBA, burimet: Është nisur dje, takime të rëndësishme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një vizitë rrufe në SHBA. Sipas burimeve nga selia e PD-së për “BalkanWeb” Basha është nisur ditën e djeshme dhe kthehet të mërkurën nga SHBA-të.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kryedemokrati do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në SHBA. Pak ditë më parë Basha e zbuloi nga Korça se do të shkonte në SHBA.

Ishte që fermer që ngacmoi kryedemokratin dhe më pas Basha i kërkoi të mos nxirrte të gjitha sekretet por se do të takonte presidentin amerikan Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?