Basha “zbulon” frikën e Ramës: S’del në debat se në 5 minuta…
Në mitingun përmbyllës të fushatës në Berat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka “zbuluar” arsyen se përse sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk del në një debat televiziv me të.
Opozitari Basha, u shpreh se Ramës do i duheshin vetëm 5 minuta që t’i binte të fikët para tij, e kjo për shkak të gënjeshtrave dhe premtimeve, të cilat theksoi Basha, nuk ja blen askush.
“U tregoni njerëzve se ne do t’i ulim taksat dhe TVSH-në dhe se rritja ekonomike do garantojë punësim, se rinia do ketë stazhet e paguara; se qeveria do ti bëjë paratë palma, zyra luksi e bileta avioni. Do rrisim pensionet do bëjmë shkollat europiane me orar europian me drekë të paguar nga shteti dhe ndihmë ekonomike për familjet ekonomike. Në kemi planin vendosmërinë, mbështetjen, Edi Ramës i rrofshin fjalët e bukura. Premtimet për herë të dytë nuk ia blen askush. E di se nëse përballemi në një debat do i duhen vetëm 5 minuta që t’i bjerë të fikët para meje nga gënjeshtra. Nuk i mbajnë as gjunjët tashmë. Do të zëvendësojë debatin me mua me cic-micet”, tha Basha.
Më tej Basha i ka sugjeruar kryeministrit ta blejë timonin në një treg. “Kjo është jeta dhe lekët e shqiptarëve ndaj nuk mund të përfundojnë për palma e pllaka. Ndaj në 25 qershor do kemi një kryeministër që punon për ekonominë e Shqipërisë”, tha Basha.