Basha zbulon mesazhin: Çfarë i thashë 10 vite më parë Xhorxh Bushit për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot, 10-vjetorin e vizitës së ish presidentit të Amerikës, Xhorxh W Bush në Tiranë. Në postin e ministrit të Jashtëm, atë ditë Basha kujton se e priti vetë në aeroportin e Rinasit.

Këtë takim, Basha e cilëson si tejt të rëndësishëm, pasi përcaktoi fatin e anëtarsimit të Shqipërisë në NATO, dhe Pavarësinë e Kosovës, procese këto që ndodhën vetëm një vit më vonë. Gjithashtu në statusin e tij Basha thotë se nëse zgjidhet kryeministër ai do të takohet dhe me presidentin aktual të SHBA-ve Donald Trump.

Statusi i plotë i Bashës
Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.

SHKARKO APP