Basha zhvillon takime me qytetarët, surpriza që i bëjnë për ditëlindje (Video)

Gjatë takimeve me qytetarët në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përballur me një surprizë.

Me rastin e ditëlindjes së tij, teksa Basha ishte i ulur në një lokal, ekipi që e shoqëronte i ka bërë një tortë me mbishkrimin “Republika e Re”.

Gjithashtu në sfond është vendosur muzikë dhe të gjithë kanë kënduar ‘shumë urime për ty’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD, Basha është shprehur i emocionuar për surprizën dhe ka falënderuar stafin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?