Bashkëpunim mes Tiranës dhe Barit/ Nënkryetari i kryeqytetit takim me kryebashkiakun italian për projekte të përbashkëta

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blend Sula, u takua me kryebashkiakun e Barit, Vito Leccese, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula kujtoi se në vitin 1991, Bari ishte porta e shpresës për emigrantët shqiptarë që u nisën nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë. Ai theksoi se pas 35 vitesh, ky qytet është bërë simbol i partneritetit të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi.

“Takim i veçantë me kryebashkiakun e Barit, një qytet që për ne shqiptarët mbart emocione të thella. Në vitin 1991, anija Vlora zbarkoi këtu me rreth 20 mijë emigrantë, duke shënuar një nga momentet më të forta të historisë sonë moderne. Bari ishte porta e shpresës, por edhe simbol i sfidave dhe guximit për një jetë më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, duke ecur në rrugët e këtij qyteti mesdhetar, ndjen energjinë e një Bari modern, mikpritës. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, lidhjet njerëzore që kanë kapërcyer detin dhe urat që duhet të ndërtojmë për të ardhmen. Nga një port i mbushur me ankth në ’91, sot drejt një partneriteti të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi”, shkruan Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?