Bashkëshorti: Tërhoqëm 100 mijë euro për të blerë shtëpi, mister vdekja e Bujanës

Bujana ka pasur mbi 100 mijë euro në çantë, ishin paratë e kursyera nga gjaku e sakrifica jonë, e gtjithë jeta jonë; ishin ato kursime me të cilat do të blinim një shtëpi së bashku. Paratë diku kanë shkuar dhe për këtë duhet të hetohet dhe të zbulohet e vërteta", ka thënë në një intervistë për një të përdtishme Vullnet Troka, bashkëshorti i 33-vjeçares, Bujana Bushi, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik para një muaji. 45-vjeçari ka rrëfyer për "GSH" se në këtë histori fshihet diçka e mistershme.

Bujana, nënë e dy fëmijëve, mbeti viktimë e një aksidenti rrugor në Lekaj të Kavajës më 30 korrik. Familjarët e saj pretendojnë se ky aksident ishte fshehur nga policia dhe se viktimës i ishin vjedhur sendet personale dhe çanta në të cilën kishte 100 mijë euro. Familjarët e viktimës ngritën akuza ndaj policisë rrugore të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që gruaja kishte me vete. Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë.

Sipas policisë, gruaja ka qenë pasagjere në automjetin e biznesmenit Kosta Taçi nga Vlora. Në seancën gjyqësore të zhvilluar dje, pa praninë e kamerave, biznesmeni Taçi është shprehur se 33-vjeçarja Bujana Bushi, ishte financierja e tij. Pas ankesës së familjarëve të Bujana Bushit, 33-vjeçares, e cila humbi jetën në një aksident rrugor 4 ditë më parë, për fshehje të rrethanave të ngjarjes ka reaguar menjëherë policia e Qarkut Tiranë.

Gjykata e Kavajës liroi dje dy personat e arrestuar për aksidentin me pasojë vdekjen e 33-vjeçares Bujana Bushi nga Vlora. Në seancën e masës së sigursië, gjykata vendosi për biznesmenin Kosta Taci "detyrim paraqitjeje", ndërsa për Fatmir Bekshiun, drejtuesin e motorit "arrest shtëpie". Biznesmeni ka thënë para trupit gjykues se Bujana Bushi ishte financuesja e biznesit të tij dhe paguhej për punën që kryente.

Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë- Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të fshatit Lekaj, ndërsa është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taçi, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë. Përsa i përket çantës, policia sqaron se shtetasi me inicialet A.A., vëllai i drejtuesit të mjetit, mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me procesverbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes.

SHKARKO APP