Bashkia e Selenicës, një shëmbull i qytetarisë dhe i votës së arsyes

 

     OPINION

“Nga thellësia e shpirtit  ju falnderojë të gjithë juve që bët këtë fitore historike- realitet. Ndihem i vlerësuar maksimalisht dhe shumëfish i përgjegjësuar për t’u shërbyer gjithë zgjedhësve me maksimalen e shërbimt dhe të mirënjohjes, do t’u përgjigjem gjithë banorëve të  

Nga AGIM JAZAJ  bashkisë së re. Ata që më kanë votuar dhe ata që s’më kanë votuar janë të barabartë përpara shërbimit dhe në të drejtat e tyre- shprehet me mironjohje dhe përkushtimin e radhës- kryetari i bashkisë , Përparim Shameti, i zgjedhur më 21 qershor, me “votën e arsyes”, sipas shumicës së zgjedhësve, inlektualëve, por edhe i veçuar nga njerëzit e mediatikës.

U hodhën baste të shumta qysh para e përgjatë fushatës së zgjedhjeve nga bastexhinj të thekur, por dhe nga amator të “xhindosur”… Shumë nga palët e bastexhinjve shpreheshin të habitur; Se si do të futej, madje dhe të fitonte garën e ashpër me qeverinë, kandidati i opozitës, një njëri i pa njohur në politikën e madhe, një kandidat që nuk di të dërdëllis përpara mikrofonëve, etj, etj. Të vendosurit në kahun e “të humburit”, pra të pa favorizuarit realisht nga politika, të rezultuar e favorizuar nga votuesit e votës së arsyes rriskonin: të humbisnin dhe bastin, deri me mishin e pjekur për helli me këmborën e varur në qafë si: Lorenc Keqaj nga Selenica, Petrit Xhelilaj, e Agron Xhaferaj- me rrënjë nga Dushkaraku, Isufi nga Karbunari, Mustafa Golaj nga Mallkeqi, etj. Ishin bastet për një bashki të rëndësishme, sipas ndarjes së re, me një shtrirje shumë të madhe, e kufizuar me Tepelenën, Mallakastrën e deri kufi me Llakatundin, e Sherishtën.

Është fjala për bashkinë e dytë, apo të tretën e Vlorës, Selenicën, një bashki e lakmueshme, më pasuri, thesare nënë tokë, minierën e vetme të bitumit dhe të zonës naftëmbajtëse, që shtrihet tërësisht, po në teritorin e kësaj bashkie, qysh nga Gorishti, Amonica e Karbunari! Bitumi i Selenicës ka shtruar qindra vjet përpara rrugët e Parsit dhe kanë mbetur të shkretuara rrugët e veta! Pas votës së protestës, bojkotit masiv, pjesëmarja minimale rreth 38 %, heshtja nuk është gjithënjë memece, ajo ka gjuhën dhe filozofin e saj! Lum kush e lexon, fat kush e kupton!

Në përbërjen e kësaj bashkie grupohen, pra shkrihen: ish komunat e Sevasterit, me gati 1000 votues, komuna e Brataj me afro 1500 votues, e Vllahinës me gati 3000, e Kotës me 2500, e Armenit me 2500 si dhe bashkia e Selenicës me rreth 2000 votues.

Tabela e rezultateve të votimit për Bashkinë e Selenicës rezultuan:

1-Komuna Brataj

ASHE- K.Cenaj: 757 vota. APD- P. Shametaj: 897 vota

2-Komuna Sevaster

ASHE-K.Cenaj: 326 vota. APD-P. Shametaj: 775 vota

3-KomunaVllahinë

ASHE-K.Cenaj: 956 vota. APD-P. Shametaj: 1514 vota

4-Komuna Kotë

ASHE-K. Cenaj:1148 vota. APD-P.Shametaj:1116 vota

5-Komuna Armen

ASHE-K.Cenaj: 1136 vota. APD-P.Shametaj: 952 vota

6-Bashkia Selenicë

ASHE-K.Cenaj: 755 vota. APD-P. Shametaj: 842 vota  

 Kandidati i Aleancës për Punë dhe Dinjitet;Përparim Shametaj ka fituar ndaj kandidatit e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kasëm Cenaj me mbi 1000 vota.

 

Zgjedhësit votuan për njerin, dhe jo për partinë, shprehet Lorenc Keqaj, ish emigranti dhe sindikalisti i njohur.

Por të dy garuesit i përkisnin brënda hartës të kësaj bashke të re. Edhe në pikun e garës i dhanë dorën njeri-tjetrit, në qytezën e vjetër të Labërisë, krahinës së “Kudhës Grehotin:, në Amantian e lashtë, duke shpërndarë dhe mesazhin e garës qytetare me vlera saqytetare,shënjat e para të demonstruara të standartit të ri të munguar, në fushatën e qetë dhe të qytetarisë, si dy garues dhe jo si dy kundërshtarë.

Përparim Shametaj, u ngjit shakallë pas shakallësh nga; Shkalla më e ulët për në “sofatin e shtëpisë”. I zgjedhur nga komuna “rrebele” e Sevasterit prej 9 fshatrash si kryetar komune për tri legjislatura, prej vitit 2003 deri në vitin 2013, kohë kur u vetlargua, guxoi dhe rriskoi…

  Duke mos njohur politikën e derisotme të rrënim rrëmbit, por ka njohur dhe zbatuar politikën e ndërtim shërbimit. Që nga rruga europane e Kotë-Sevaster-Shkozë, ndonëse edhe ndonjë udhëtar i rrugës tjetër e shohin me lakminë e xhelozisë, se si: U asfaltuau vetëm kjo pjesë dhe jo e gjitha, duke harruar se vite më parë është asfaltuar pjesa tjetër dhe kjo ishte lënë në harresë dhe në rrënim të plotë e të gjatë, dhe për atë komunitet, të asaj pjesëze, nuk solli asnjë mërzi e xhelozi për rrugët e tjera të asfaltuara…Dhe… Pikërisht kjo rrugë e asfaltuar, ka vullnetin e pa lëkundur, kërkesën e vazhdueshme, mban vulën e ish kryetarit të komunës Përparim Shameti, dhe tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Selenicës…  

Pas tri legjislaturave të zgjedhura si kryetar i komunës të Sevasterit 2003-2013, Përparim Shameti, ngjit shkallët dhe zgjidhet bindshëm kryetar i bashkisë së re, të Selenicës.

Opozita fiton në Vlorë një nga tri bashkitë, e quajtura si bastine të njohura të majta dhe një ndër nga zonat që shquhet për votën e arsyes, pra në krahun e djathtë, si pjesëza që i bën sfidë votës së “traditës” mbi të cilën prevalon vota e arsyes! E thenë më shkoqur: Vota për njerinë, mbi votën për partinë.

“Unë kam parë dhe lexuar mbështetjen e kandidaturës time dhe personit tim tek të gjithë juve, populli fisnik dhe buajr të Selenicës, Armenit, Vllahinës, Kotës, Sevasterit dhe Bratit.

Lexova në syt tuaj shpresë dhe besim se: Nën drejtimin tonë bashkia e re e Selenicës do të ndryshojë dhe do të ket ndryshim. Do të bëjmë këtë realitet nëpërmjet votës tuaj. Ju u shprehët qartë ditën e dielë se, nuk dëshironi njerëz të deleguar, që vijnë më synimin të bëjën punën e partisë. Ju i thatë një JO të madhe, për herë të tretë dhe të vërtetë, një gjëje të pa provuar dhe të dështuar. Ju me votën tuaj shkaktuat një “urugan” popullor, tashmë më besuat mua dhe do të jem mbrojtës i interesave dhe vlerave tuaja, luftëtar i së keqes dhe ndërtues i së mirës, tonë të përbashkët. Falnderoj gjithë ata burra e gra që më besuan, nga thellësia e shpirtit dhe ju përulem juvv,duke qëne njeri prej jush dhe njeri mes jush!

Falnderoj gjithë ata emigrant që nuk mundën të jen të pranishëm, por shprehën një mbështetje të pa kufizuar për kanditaturën time, dhe këtë u’a përcollën të gjithë njerëzve të tyre me fjalën e vetme se: Vetëm ne jemi ndryshimi…

Betohem solemnisht përpara juve, njerëzve fisnik dhe punëtor, përpara zotit, përpara verdiktit dhe vullnetit të votës tuaj.

Drejtësia, Puna, Dinjiteti, Zhvillimi qëndrojnë në Tempullin e parimeve- thelbësore të mia.

   I juaji për sot dhe për nesër”.

Përfundon, duke mbetur i hapur mesazhi, betimi i kryebashkiakut të ri, të parë dhe të rrallë të Selenicës, Përparim Shametaj.

SHKARKO APP