Bashkia e Tiranës ndërton lojëra për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjithnjë e më shumë Tirana po shndërrohet në qytetin e shanseve dhe të mundësive për të gjithë, ku askush nuk ndihet i diferencuar.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë instaluar në Këndin e Lojërave në kryeqytet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial module lojërash edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. “Jam shumë i lumtur, që Parkut të Madh të Liqenit, sapo i shtuam lisharësen ku mund të luajnë edhe engjëjt tanë me aftësi të kufizuara. Në Tiranë, askush nuk është i diferencuar”, shkruan në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Parku i Liqenit Artificial nuk është i vetmi i cili ka module lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara. Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës ndërtoi një kënd të ri lojërash në Kombinat, i cili i shërben të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën është ndërtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?