Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e monumenteve tek Parku i Liqenit Artificial

Braktisja e monumenteve dhe e memorialeve ktheu këto të fundit në një vend të grumbullimit të mbeturinave si dhe pre e shkatërrimit nga persona të papërgjegjshëm. Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për rehabilitimin e të gjithë këtyre monumenteve në zona të ndryshme.

Pllakë më pllakë, me mermer apo gur, me teknika pastrimi e rehabilitim profesional, specialistët e Bashkisë së Tiranës  po rikthejnë në identitet zonën e memorialeve në Parkun e Madh.

Sikurse shihet edhe nga këto foto, monumenti i vëllezërve Frashëri, Memoriali i Ushtarëve të Komonuelthit të rënë në Shqipëri apo i personaliteteve të njohura janë riparuar tërësisht, duke nderuar jo vetëm sakrificat që ata kanë bërë, por njëkohësisht duke treguar tek turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë kulturën dhe krenarinë tonë për të shkuarën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?