Bashkia ndërton linjën e re të ujësjellësit për banorët e “Ali Demit” dhe të rrugës “Pjetër Budi” 

Në rrugën “Ali Demi” është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i cili rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës si dhe specialistët e UKT punuan për vendosjen e tubacioneve të reja transmetimit të ujit të pijshëm.

Gjithashtu, ekipet e punës ndërtuan edhe linjën e re të ujësjellësit në rrugën “Pjetër Budi”, duke e rikthyer rrugën dhe ambientin përreth në situatën e mëparshme, pa penguar qarkullimin e automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrja në punë e linjave të reja që po ndërtohen në çdo cep të kryeqytetit, pritet të sjellë një ndryshim cilësor në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?