Bashkia Sarandë: Po ju kapëm bagëti jashtë stalle do i therim

Bashkia e Sarandës ka shpërndarë një njoftim të çuditshëm. Ajo thotë se po gjeti bagëti jashtë stallave të fermerëve, do i therë ato, pasi dëmtojnë turizmin.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.

Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.

Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore.

SHKARKO APP