Bashkimi Evropian siguron bursa për nëpunës të rinj civilë

5 nëpunësit civilë janë përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur për aplikime, pasuar me një test të gjuhës angleze dhe një intervistë të kryer nga një panel i pavarur i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Evropian dhe qeverisë. Procesi i përzgjedhjes u krye me mbështetjen administrative dhe logjistike të Këshillit Britanik.

Programi ekzekutiv synon të ngrejë kapacitetin profesional dhe të përgatisë brezin e ardhshëm të administratorëve publikë dhe politikë-bërësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të jenë përgjegjës për procesin e anëtarësimit. Synimi është që t’u ofrohet pjesëmarrësve një perspektivë globale mbi administrimin e sektorit publik. Kjo do t’u mundësonte kandidatëve të suksesshëm të merrnin pjesë së bashku në një program specifik të ndërtuar posaçërisht për Ballkanin Perëndimor. Skema pilote përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në një Program Rajonal Shkëmbimi 2 javor për të promovuar elementin e bashkëpunimit rajonal të  procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Para nisjes, 5 nëpunësit civilë u takuan me z. Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe me znj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian, në një veprimtari që u zhvillua të enjten, 20 tetor 2016, në orën 14.30, në mjediset e Ministrisë së Integrimit Evropian.

*Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet për statusin dhe përputhet me UNSCR 1244/1999 dhe the Opinionin e ICJ mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës

SHKARKO APP