Basketboll, Kosova pranohet në FIBA të Evropës

Basketbolli kosovar njihet ndërkombëtarisht. Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës, që është duke u mbajtur në Maltë, unanimisht i ka votuar ndryshimet në Statutin e FIBA Evropës, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.

“Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë. Ashtu siç edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti.”, thuhet në njoftimin e FBK-s.

Në Asamble po marrin pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu

SHKARKO APP