Baton Haxhiu: Balluku nuk ka bërë presion, janë fjalët e Gazment Bardhit dhe jo të prokurorëve
Analisti Baton Haxhiu komenton mbledhjen e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetin ndaj Belinda Ballukut. Haxhiu ndër të tjera tha se nuk ka patur kërcënime ndaj dëshmitarëve nga persona të krimit të organizuar, siç u raportua në media, por se këto janë fjalët e Gazment Bardhit dhe jo të prokurorëve.
“Sot ka patur dy ngjarje, Këshilli i Mandateve për Ballukun dhe thirrja në SPAK e Sokol Ballës. E kanë zgjedhur ditën të ndërtojnë rrëfim më shumë seç duhet, pasi Balla dhe Balluku nuk besoj se kanë të bëjnë me një ngjarje që prokuroria ka nisur hetimet dhe zoti Balla nuk është i përfshirë. Mendoj se prokuroria e ka ndërtuar taktikisht presionin. Është mënyrë për ti treguar opinionit dhe deputetëve se janë nën kontroll të situatës. Ajo që mendoj se ka ndodhur sot, shumica e njerëzve që kanë raportuar, fjalët e opozitës i kanë vendosur në gojën e prokurorëve. Prokurorët nuk kanë thënë se zonja Balluku ka bërë presion nëpërmjet njerëzve të fortë.
Ajo që është e rëndësishme te kjo pikë, opozita e ka patur momentin e vet, sidomos Gaz Bardhi që ka pësuar fiasko në Fier, tani e përdor si arsye të fortë kundër saj, për të treguar se Fieri ka qenë zonë e korruptuar nga Belinda Balluku. Mllefi i Fierit mbartet në narracion, përtej asaj që ndodh. Ngjarja tjetër, tipike e prokurorit për presion, për të shkatërruar idenë e rezistencës, kur përmend 35 vjet burg. Unë nuk e di që ka një akt-akuzë përveç asaj që është folur, hetimi vetëm janë përmendur, nuk ka asgjë përveç asaj që i është referuar herën e parë. Së dyti, po thonë Balluku duhet të largohet pasi mund t’ju bëjë presion njerëzve që punojnë në ministri. Këto janë procese, kjo është një betejë. Çështja është, zonja Balluku është e pezulluar. E dyta, nëse nuk është në funksion, kush i pengon hetimet?
E treta, a do ti merret imuniteti? Ajo nuk ka nevojë të japë dorëheqjen, sepse nuk ka funksion. Çfarë do të bëjë PS me imunitetin? A do të jetë ajo që tha zoti Balla, që imuniteti është i panevojshëm të hiqet, pasi hetimet mund të vijojnë pa pengesë, pasi funksioni i zonjës Balluku është i pezulluar. Moralisht, është çështje e zonjës Balluku se çfarë vendos me veten dhe funksionin e saj. Politikisht për mua, 3-4 raste që janë ekzemplare të torturës juridike dhe faktikte, ka kaluar 2 vjet e gjysëm që presidenti i vendit ende nuk ka hyrë në gjykatë, ende në paraburgim”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
KOHA JONË SONDAZH

