Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump, Shtëpia e Bardhë ka një reagim

Shtëpia e Bardhë ka një qëndrim për videon virale të kryeministrit Edi Rama me presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku ata bënin humor me lapsuset e Trump që përmendte Shqipërinë në vend të Armenisë.

Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly dha përgjigje krejtësisht diplomatike. ”Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë”,-tha për Top Channel.

Vetë Rama thotë se lajmi i përhapur tashmë edhe nga media ndërkombëtare, është nxjerrë nga realiteti. Kryeministri sqaron se e gjithë situata ishte humor mes miqsh dhe asgjë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?