Batutat/Rama: S’më shkon të më thërrasin Lali Edi, por Edvin Droga
Në një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Pandeli Majko dhe Erion Veliaj, ka shkëmbyer batuta.
Të ulur në një kafene, kreu i qeverisë me banorët dhe administratorin e një pallati të zonës që e kishte pseudonimin “Sadam”, u shpreh me nota humori që nuk i shkon emri Lali Edi.
“Sadami, Noriega dhe Xhorxh Bushi, eh çfarë treshe jemi këtu”, tha Rama duke iu referuar administratorit, vetes me emrin “Noriega” që e quan Berisha, dhe Xhorxh Bushi për Pandeli Majkon.
“Mua s’më shkon lali Edi, por Edvin Droga. Ah Pandi Pandi ç’të ka gjetur. Je zhytur në narko-socializëm. Je me Edi Drogën, dhe Saje Qorrin,” tha Rama.
Duke folur me administratorin e pallatit, Rama mësoi se para pallatit nuk lejoheshin më makinat të hynin.
Sadami: Kur nuk hyn makina e kryeministrit, për të tjerat nuk pyes.
Rama: Jo, jo shoferi im nuk i shkel rregullat. Por i paguan gjobat, i mbahen nga rroga.
Rama: Kisha hallin e Pandit se kur ishte ministër i mbrojtjes shkelte këto semaforët. Për arsye të sigurisë kombëtare.