Bauman: Emocionet kalojnë, ndjenjat duhen kultivuar

Ne nuk e dimë gëzimin e gjërave më të qëndrueshme në jetë, frytet e punës. Sociologu i njohur Zygmunt Bauman shpjegon se si përputhjet janë zëvendësuar me “lidhje”. Ai thotë: “Çdo marrëdhënie është unike: ti nuk mund të mësosh si të duash”. Shkëputja është thjesht një lojë. Të bësh miq offline kërkon përkushtim.

Duajeni njëri tjetrin dhe qëndroni bashkë përgjithmonë. Disa breza më parë, jo vetëm që ishte e mundur por ishte një normë. Sot, megjithatë, një gjë e tillë është bërë më e rrallë, një zgjidhje për tu patur zili ose e çmendur, varet nga këndvështrimi juaj.

Zygmunt Bauman i është rikthyer disa herë kësaj teme, edhe në librin e tij të fundit. Veprat e tij janë plot me vlerësime se si duhet t’i jetojmë lidhjet: Sot jemi të ekspozuar ndaj qindra tundimeve dhe të qëndrojmë besnik nuk është ajo që duket më shumë, por bëhet një mënyrë për të hequr të paktën ndjenjat ndaj konsumit të shpejtë.

“Dashuri e lëngshme”, i publikuar në vitin 2003, nisi mes dëshirës për të përjetuar emocione të reja dhe nevojës për dashuri të vërtetë.

SHKARKO APP