BB jep 71 milione dollarë për infrastrukturën dhe turizmin në Shqipëri

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi mbrëmë (14 nëntor 2016) një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.

Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike.

Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?