BB: Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri pa cilësi

Placeholder Image

Një strategji e hartuar për infrastrukturën e transportit deri në vitin 2020 nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Bankës Botërore thekson se ndërtimi i rrugëve të reja në Shqipëri nuk është mbështetur në cilësi.

Sipas inspektimeve të Bankës Botërore në terren, dobësitë që janë vënë re në cilësinë e punimeve lidhen me dështimin e parakohshëm të trotuarit të ri dhe disa strukturave. Gjithashtu Banka Botërore ka vënë re se janë përdorur standarte të ndryshme projektimi në seksione të afërta.

Është vënë re se shpesh se sinjalistika është e varfër dhe kontradiktore, duke dështuar për të siguruar sigurinë. Gjithashtu është parë se nuk janë respektuar standartet për ndriçimin.

Banka Botërore ka përfunduar një vlerësim për 3164 kilometër rrugë në mars të vitit 2015. Vlerësimi ka marë në konsideratë gjendjen e rrugëve dhe të dhënat e trafikut.

Ka një perceptim se mungesa e mirëmbajtjes ka rezultuar e dobët. institucionet Financiare Ndërkomëbtare janë të shqetësuara për mënyrën se si disa projekte, kryesisht ato që mbështeten nga fondet publike, janë planifikuar, zbatuar, monitoruar, dhe mirëmbajtur.

BB-ja ka vërejtur se rritja e shpenzimeve për të ndërtuar rrugë duhet të ishte shoqëruar me rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e tyre.

Përfitimet që rrjedhin nga rrugët mund të jenë te qëndrueshme vetëm nëse investimet kapitale në infrastrukturë rrugore janë plotësuar me financime në mënyrë vazhdueshme, sugjerojnë donatorët.

Buxheti për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% -30% të buxhetit të përgjithshëm të nevojshëm për rrugët. Mirëmbajtja e infrastrukturës është vlerësuar në 329 milionë euro për periudhën 2015-2019.  Banka Botërore ka pohuar faktin se qeveria shpenzon më pak fonde se sa paguajne përdoruesit e rrugëve për mirëmbajtjen e tyre nëpërmjet taksave në naftë dhe për makinat.- Monitor.

SHKARKO APP