BB: Reforma e pensioneve, ndër më të mirat në botë

 Është tamam ajo që duhet për një vend, i cili po ecën drejt Bashkimit Europian”. Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë drejtori i Operacioneve i Bankës Botërore, John Roome, duke mbështetur në këtë mënyrë idenë se Shqipëria është në rrugën e duhur sa i takon reformës së pensioneve. Kështu, gjatë një vizite që ai ka zhvilluar dje në në Arkivën Qendrore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka deklaruar se vendi ynë po vë në jetë një ndër reformat më të mira, duke nisur të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm. Dhe duke shtuar se kjo është reforma më e mirë e implementuar e pensioneve dhe prandaj institucioni i Bankës Botërore e mbështet atë dhe kërkon që ajo të zbatohet në mënyrë të plotë. Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili e shoqëronte atë në këtë takim, theksoi se derdhja e kontributeve nga qytetarët është shumë e rëndësishme, ndaj i ftoi ata të përfitojnë nga amnistia e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në fshat. Ministri Veliaj gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore, si dhe nënvizoi se Shqipëria po bën detyrat e saj në fushën e pensioneve, në mënyrë që secilit t’i llogariten në skemë të gjitha vitet e punës. “I ftoj të vetëpunësuarit në fshat që t’i përgjigjen thirrjes për të paguar kamatëvonesat. Deri tani kemi pasur trefishim të pagesave. Kjo është një tendencë të cilën duhet duhet ta vazhdojmë”, u shpreh ai. Sipas Veliajt, reforma e re e pensioneve do të prodhojë, për herë të parë, pensione më të larta dhe se ky do të jetë viti i parë me ulje të subvencionit nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve. “Heqja e tavanit është një stimul për të deklaruar rrogat e plota dhe paguar sigurimet shoqërore. Ulja e subvencionit do t’i kursejë buxhetit të shtetit 30 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për të ndërtuar shkolla, rrugë apo spitale”, u shpreh mes të tjerash ministri Veliaj. Duke përfunduar se për herë të parë pas 1 janarit 2015, hiqet tavani i pensionit dhe se pensionistët do të marrin sa kontribuojnë për administratën, ku për administratën pensioni më i madh do të shkojë 30 mijë lekë”. 

 

DEKLARATA

“Reforma e pensioneve në Shqipëri është një ndër reformat më të mira në botë, që janë ndërmarrë në fushën e pensioneve. Është tamam ajo që duhet për një vend, i cili po ecën drejt Bashkimit Europian”, u shpreh drejtori i Operacioneve i Bankës Botërore, John Roome.

 

SHKARKO APP