BB9, Olsi: Të dalë Ambra, të bjerë në qetësi Fiorentina
Çdo herë që Olsi i afrohen Ambrës, madje edhe për t’i ndërruar bateritë, Fiorentina do të kërkojë shpjegime nga partneri i saj.
Për këtë gjë, teksa po flisnin edhe me Danjielin dhe Fotininë, Olsi thotë se është mirë që Ambra të dalë këtë javë që të bjerë në qetësi edhe Fiorentina, por më pas buzëqesh.
Por Fiorentina nuk e mendon kështu, madje thotë se Olsi shprehet në këtë formë që ajo të qëndrojë edhe më gjatë. “Sa bukur luan ti, për Zotin”, i thotë Fiorentina.
Ndërkohë, Olsi mërzitet dhe largohet duke dalë jashtë, ndërsa Fiorentina vazhdon të flasë për të dhe Ambrën teksa është me Danjelin dhe Fotininë.