BBC bashkohet me Netflix për të sfiduar Game of Thrones

BBC po bashkohet me Netflix për të nisur serialin e ri rreth rënies së Trojës.

Seriali me 8 pjesë, ‘Troja: Rënia e një qyteti’ do të tregojë historinë nga perspektiva e trojanëve dhe do të tregojë se si Helena e Spartës la familjen e saj dhe bashkëshortin e saj për të shkaktuar një luftë dhjetëvjeçare.

Historia është shkruar nga drejtor i asociuar i Royal Shakespeare Company, që kohët e fundit ka pasur sukses në serinë e The Night Manager.

BBC shpreson se seriali i tyre do të rivalizojë serialin më të ndjekur “Games of Thrones” proshuar nga HBO.

Është raportuar se për realizimin e ‘Troja: Rënia e një qyteti’ do të shpenzohen  2 milionë pound vetëm në një episod, duke e vendosur atë në mesin e shfaqjeve më të shtrenjta të BBC-së.

David Farr tha se ai solli një version tjetër të historisë së vjetër sepse ne njohim shumë mirë historinë greke, por nëse e shikojmë nga pikëpamja trojane merr një tjetër dimension.

SHKARKO APP