BE reagon ndaj Ramës: Deklarata jote, ndërhyrje politike

Komisioni Europian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë një fjalimi, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.

Por zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.
“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.
“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.
Kjo nuk është deklarata e parë e Edi Ramës, që sjell trazim jo vetëm në rajon, transmeton mapo.
Disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit.

SHKARKO APP