Beatrix Ramosaj indinjohet me mediat, “Pika ime e fortë talenti, jo fiziku”
Këngëtarja Beatrix Ramosaj reagoi e indinjuar në lidhje me keqinterpretimin dhe abuzimin që i është bërë në media, pas një bisede “on line”
“Lidhur me lajmin që ka dalë sot në media mbi një deklarate nën emrin tim, ndjehem shumë e indinjuar pasi është keqinterpretuar nga gazetaret në një bisedë chat-i,” – theksoi Ramosaj.
“I kërkoj ndjesë ndjekësve të mi dhe sqaroj se Beatrix Ramosaj kurrë nuk e ka përdorur fizikun si pikë të saj të fortë për të fituar audiencë, si shumë nga kolegët e mia. Pika ime më e fortë është zëri dhe aq sa kam arritur gjerë me sot ia dedikoj talentit tim,” – shprehet ajo.