Beatrix Ramosaj tregon publikisht se me kë e ndan shtratin

Betrax Ramosaj  vazhdon të jetë singël. Kështu pretendon ajo,  por kjo nuk do të thotë se qëndron e vetmuar në shtrat.

Beatrix Ramosaj ka një “mik” të veçantë me të cilin ndan edhe shtratin dhe ai është qeni i saj. Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku bën selfie me Ozzyn, që është emri i qenit të saj.

“Ne, pa të meta”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze nën fotografinë e postuar, e që duket se është realizuar në qytetin turistik shqiptar të Sarandës, ku Betrax po kalon disa ditë pushimi ku njokëhësisht  po studion për provimet në këtë fund të vitit akademik. 

SHKARKO APP