“Bebi i madh”, mjekët menduan se ishin binjakë (FOTO)

Një grua në Florida ka sjell në jetë një vajzë që peshonte plot 6.1 kg, dhe që i duhet që në fillim të veshë rrobat e një fëmije 9 muajsh. Kjo është dyfishi i peshës mesatare që duhet të lindë një fëmijë.

Prindërit Chrissy dhe Larry Corbitt thonë se nuk e kishin idenë se sa ishte vajza, të cilën e kanë quajtur Carleigh. “Kur doktori po e nxirrte vajzën nga mua po shihja që po qeshnin të gjithë dhe ishin të lumtur në dhomën e operimit”, ka rrëfyer Chrissy për një televizion amerikan.

“Doktori tha “Oh, zoti im, ajo mund të jetë 7 kg. Faqet e saj të kuqe, ishte kaq e shëndoshë. Ishte e mrekullueshme, sigurisht”, rrëfeni ati i foshnjës, Larry.  “Ata po flisnin për numrin e peshës, dhe pasi e peshuan më thanë se ishte 6.1 kg, nuk mund ta besoja. Mu duk sikur më nxorrën një fëmijë nga barku, jo bebe. Është shumë e madhe”, thotë Chrissy.

Doktorët që bënë lindjen çezariane ishin shokuar dhe menduan se ndoshta ka dy binjakë. Nëse do të kishte çuar shtatzaninë deri në ditën e fundit, ndoshta ajo do të arrinte 7 kg, e njëjta peshë e bebit më të madh që ka lindur në SHBA.

Prindërit festuan ardhje në jetë të fëmijës me një seri fotosh profesionale nga Debbye Benson dhe fotot janë të mrekullueshme.

SHKARKO APP