“Beccheti lëvizte me makinë të blinduar dhe me 8 badigardë në Tiranë. Paguante 1 milion euro në vit Sabrina Ferillin”
Kërkesa e prokurorisë shqiptare për sekuestrimin e pasurive dhe arrestimin e Francesco Becchetit, nuk ka lënë indiferente mediat italiane.
Këto të fundit, ndryshe nga mediat shqiptare, që përpiqen deri diku të tregohen neutrale, madje edhe ta mbrojnë Becchetin, janë shumë më të egra me këtë të fundit.
Ato shkruajnë se Beccheti kishte premtuar një erë të re për televizionit me Agon Channel, por po e mbyll me turp.
Beccheti kritikohet dhe vihet në dyshim për të ardhurat e tij, pasi sipas tyre, ai paguante plot një million euro Sabrina Ferillin.
Ironia, sipas tyre, është se Beccheti i paguante vetëm 300 euro kameramanët shqiptarë.
Madje, shumë gazetarë detyroheshin të bënin disa punë njëkohësisht aty.
Mediat italiane shkruajnë se Beccheti ka një të kaluar të dyshimtë dhe nuk është rastësi, që ai lëvizte me makinë të blinduar në Tiranë dhe shoqërohej nga 8 badigardë kudo që shkonte./